LAJMI I FUNDIT:

Kishte vjedhur sekrete tregtare nga kompanitë amerikane të aviacionit, dënohet me 60 vjet burg spiuni i inteligjencës kineze

Kishte vjedhur sekrete tregtare nga kompanitë amerikane të aviacionit, dënohet me 60 vjet burg spiuni i inteligjencës kineze

Një oficer i lartë i inteligjencës kineze që ishte ekstraduar në Shtetet e Bashkuara është dënuar pasi kishte vjedhur sekrete tregtare nga kompanitë amerikane të aviacionit, duke joshur ekspertë të industrisë në Kinë.

Siç njofton Departamenti amerikan i Drejtësisë (DoJ), Yanjun Xu i cili punonte për Ministrinë kineze të Sigurisë nëpërmjet komplotit dhe përpjekjes për të kryer spiunazh ekonomik dhe vjedhje të sekreteve tregtare, është dënuar nga një juri Federale në Ohajo.

“Ndër sekretet tregtare që Xu u përpoq të vidhte në emër të Kinës ishte teknologjia e lidhur me helikën e motorit të prodhuar nga GE Aviation, i cili nuk është kopjuar nga asnjë kompani tjetër në botë”, njofton DoJ, përcjell Telegrafi.

Prokurorët thanë se ai kishte paguar disa ekspertë të industrisë, duke filluar nga viti 2013, për të udhëtuar në Kinë nën mbulimin për prezantimin e temave të tyre në universitete.

Xu përballet me 60 vjet burg dhe gjoba që së bashku mund të arrijnë deri në 10.75 milionë dollarë

Viteve të fundit, SHBA-ja ka akuzuar gjithnjë e më shumë Kinën për spiunazh ekonomik. Nën administratën e ish-presidentit Donald Trump, Departamenti i Drejtësisë kishte bërë prioritet ndjekjen penale të vjedhjeve tregtare, hakerave dhe rastet e spiunazhit ekonomik. /Telegrafi/