LAJMI I FUNDIT:

I kishte vjedhur paratë pacientit të vdekur, dënohet infermierja në Tiranë

I kishte vjedhur paratë pacientit të vdekur, dënohet infermierja në Tiranë

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Gjykata e Tiranës e përfundoi me një seancë të vetme gjyqin ndaj një infermiereje të spitalit Infektiv në QSUT, të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.


30-vjeçarja Ronida Hysa u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Ajo u dënua me 5 vite burg, dënim që u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në kërkimet përfundimtare, prokuroria kërkoi dënim me 6 vite për infermieren Hysa, ndërsa e akuzuara kërkoi ndryshim të kualifikimit të akuzës.

Ajo kërkoi të fajësohej për “përvetësim të parave që rrjedhin nga vepra penale” dhe se nëse dënohej me burg, dënimi t’i konvertohej në shërbim prove.

Ndonëse u dënua me burg, infermierja Hysa nuk do të shkojë në qeli, pasi prej datës 9 shkurt hetimi ndaj saj dhe më pas gjykimi është vijuar në masën e “arrestit në shtëpi”.

Ronida Hysa u prangos në 25 janar të këtij viti, pas denoncimit të djalit të një pacienti që ndërroi jetë në spitalin infektiv, i cili pretendoi vjedhje të portofolit dhe zbrazje të llogarisë bankare të të atit. Hetimi i rastit zbuloi se infermierja kishte përdorur kartën e pacientit, duke tërhequr gati 60 mijë lekë në disa bankomate të ndryshme.

Pak javë më parë Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Tire Alldervishin dhe 4 infermiere të tjera të spitalit COVID2, të dyshuara për ngritjen e një skeme zhvatjeje të familjarëve të pacientëve të infektuar nga koronavirusi./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori