LAJMI I FUNDIT:

Kishin mbetur në rrugë për shkak të borxheve, familja Lajqi bëhet me banesë të re

Kishin mbetur në rrugë për shkak të borxheve, familja Lajqi bëhet me banesë të re

Në fillim të këtij muaji familja Lajqi nga Peja për shkak të pamundësive për të paguar qiranë e shtëpisë ishte nxjerrë jashtë banesës nga pronari.

Mirëpo sot falë bamirësve kjo familje është bërë me banesë të re.


Raportimi i RTV Dukagjinit preku shumë persona ndër të edhe Halil Kastratin i cili me “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirës të tjerë arritën t’ia blejnë banesën kësaj familje që ishte në gjendje të vështirë.

Kastrati për RTV Dukagjinin thotë se sot në prag të Ramazanit ka dashur ta gëzojë këtë familje me një banesë, përcjell Telegrafi.

“Ne gjithmonë jemi të lumtur kur jemi shkaktarë të ndryshimit të jetës së shumë familjeve si kjo e familjes Lajqi. Për këtë familje ne jemi njoftuar përmes stories së RTV Dukagjinit. Ka qenë prekëse. Na kanë thirrur shumë veta përfshirë edhe Komunën e Pejës dhe rezultati është ky që po shohim sot”.

Familjen Lajqi e kishte strehuar përkohësisht këngëtari Nadi. Ai ka thënë se po ndjehet i lumtur që kjo familje sot ka banesën e vet.

“Nuk ka ma mirë se kur ke mundësinë apo të gjesh mundësinë për të bërë mirë. Sot më është realizuar një dëshirë dhe një ëndërr që prej një muaji më ka munduar. Sot e mora lajmin nga hoxha Halil Kastrati dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Nuk e di a do të isha gëzuar për vete më shumë se që jam gëzuar për këtë familje”, deklaroi Nadi.

Humanisti Adnan Hyseni nis mbledhjen e parave për blerjen e banesës për familjen Lajqi, e cila u dëbua nga pronari për shkak të qirasë
Lexo po ashtu Humanisti Adnan Hyseni nis mbledhjen e parave për blerjen e banesës për familjen Lajqi, e cila u dëbua nga pronari për shkak të qirasë

Në anën tjetër kryefamiljari Shqiprim Lajqi ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar për këtë ngjarje të madhe për të.

“Jam shumë i lumtur. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që më kanë ndihmua. Nuk kam besuar se do të bëhem me banesë por Zoti i madh dhe Atij i kofshim falë”, deklaroi Shqipërim Lajqi.

Familja Lajqi nga Peja nxirret në rrugë pasi nuk pagoi qiranë e banesës, flet kryefamiljari
Lexo po ashtu Familja Lajqi nga Peja nxirret në rrugë pasi nuk pagoi qiranë e banesës, flet kryefamiljari

Ndryshe, shoqata “Jetimat  e Ballkanit” për blerjen e kësaj banesë kanë dhuruar 30 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e kanë siguruar humanisti Adnan Hyseni dhe këngëtari Nadi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori