LAJMI I FUNDIT:

Kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19, vetizolohet avokati Koci

Kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19, vetizolohet avokati Koci
Arianit Koci, avokat

Avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur se është vetizoluar, pasi që ka pasur kontakt me një person, i cili ka dalë pozitiv me COVID-19.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se po ndjek rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se nuk do të marrë pjesë në gjykimet e caktuara.


Postimi i plotë i Kocit:

“Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili në ndërkohë, ka rezultuar pozitiv në koronavirus (Covid 19).

Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP.

Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime.

Nuk dua t’a rrezikoj askend!

Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar”, ka shkruar Koci. /Telegrafi/