LAJMI I FUNDIT:

Kishte filluar ta lë anash mësimin dhe të merr nota të dobëta, babai detyron të birin ta thyej me e guri gjigant konzolën e PlayStation 4 (Video)

Kishte filluar ta lë anash mësimin dhe të merr nota të dobëta, babai detyron të birin ta thyej me e guri gjigant konzolën e PlayStation 4 (Video)

Kur djali i tij filloi të merr nota të dobëta, Tre Cosby vendosi t’i japë leksion në mënyrën më “të mirë të mundshme” – duke i shkatërruar konzolën e video-lojës PlayStation 4.

Por, duket se kjo nuk i mjaftoi Tre që e filmoi momentin kur e detyron të birin të shkatërrojë konzolën e tij, duke përdorur shufër të metaltë, gurë gjigant e madje duke e shkelur me veturë, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje,  fëmijët dhe pajisjet e tyre elektronike sërish po shkaktojnë probleme. Ata nuk duan të sillen siç u ka hije, dhe e dini çfarë? Sot djali im i vogël do ta shkatërrojë konzolën e tij të preferuar PlayStation 4”, dëgjohet Tre duke thënë në fillim të videos.

Ai fillimisht e fut video-lojën në një qese të najlonit dhe e merr me vete të birin, me të cilin debatojnë shkurt para derës së shtëpisë.

“Sërish ke shikuar video në YouTube duke përdorur PlayStation, fol para kamerës dhe trego se si nuk po dëgjon atë çfarë po të them”, ka shtuar babai i të riut.

E në momentin që deshi ta urdhëroj të birin ta thyej konzolën, gruaja i kërkoi që ta bëjnë jashtë – para derës së shtëpisë. Megjithatë kur dolën në oborr, Tracy duke i mërzitur dhe në një moment fillojnë t’i rrjedhin lotët në faqe.

Por, babai e urdhëron që me shufër të hekurt ta shkatërron video-lojën e kur e kuptoi se kjo nuk po i bën punë, e mori një guri gjigant duke e urdhëruar ta përplas mbi konzolë.

Megjithatë kur e kuptoi se është shumë i rëndë për birin e tij, vendosi ta ndihmojë duke e përplasur vetë mbi lojë e sikur kjo nuk i mjaftoi dhe në një moment e futi nën veturë dhe e shkeli me rrotë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori