Amerikani Nicholas Rossi, i cili falsifikoi vdekjen e tij 14 vjet më parë dhe u largua nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) për të shmangur arrestimin për sulm seksual, është arrestuar në një spital në Skoci.

Rossi u shtrua në një spital në Glasgow në mesin e dhjetorit të vitit 2021 për shkak të komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga coronavirusi, raporton theguardian.

Ai u prezantua si Arthur Knight, por u arrestua shpejt dhe policia zbuloi disa ditë më parë se ai ishte një i arratisur që falsifikoi vdekjen në vitin 2008 dhe u largua nga Shtetet e Bashkuara për të mos u gjykuar për sulm seksual në Utah.

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se Rossi kishte përdorur një mori emrash të rremë në 14 vitet e fundit, duke u paraqitur si Nicholas Alahverdian, Nicholas Alahverdian Rossi, Nicholas Edward Rossi, Nicholas Alahverdian-Rossi, Nick Alan, Nicholas Brown, Arthur Brown dhe Arthur Knight.

Rossi së shpejti do të deportohet në vendlindjen e tij, ku më pas do të vazhdojë gjyqin për sulm seksual.

Ndryshe, në vitin 2020 u raportua se Nicholas Alahverdian kishte vdekur më 29 shkurt të vitit 2020 nga limfoma jo-Hodgkin. Faqja e internetit EverLoved.com pretendoi se trupi i tij ishte djegur, ndërsa hiri supozohej se ishte shpërndarë në det.  /Telegrafi/