LAJMI I FUNDIT:

Kishin nevojë për sheqer, operatori i dronit ukrainas u hedh nga ajri bashkëluftëtarëve një kavanoz

Kishin nevojë për sheqer, operatori i dronit ukrainas u hedh nga ajri bashkëluftëtarëve një kavanoz

Ukrainasit çdo ditë e më shumë po shfaqen kreativë, dhe këtë më së miri e dëshmon veprimi i një operatori të dronëve.

Ai nuk hezitoi që ta ngrit në ajër një dron me të cilin i dërgoi bashkëluftëtarëve një kavanoz me sheqer, në pamundësi që ata të largohen nga pozicionet e tyre luftarake nëpër istikame, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, një ushtar ukrainas në istikame derisa pret që nga droni t’i bie një kavanoz me sheqer.

Është interesant se kavanozin arrin ta kap që kishte shpëtuar pa u thyer. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale që nga publikimi nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ushtarët që ishin pozicionuar dhe prisnin nga çasti në çast që të afrohen ushtarët rusë, nuk mund të largoheshin nga istikamet.

Kur operatori i një droni e kuptoi këtë, vendosi t’ju ndihmojë duke ju dërguar me fluturaken pa pilot një kavanoz me sheqer që u nevojitej për kafe. /Telegrafi/