LAJMI I FUNDIT:

Kisha në Gjermani mirëpret myslimanët për lutjen e së premtes

Kisha në Gjermani mirëpret myslimanët për lutjen e së premtes

Një kishë në Berlin do të mirëpresë adhuruesit myslimanë që nuk janë në gjendje të shkojnë në lutjet e së premtes në xhaminë e tyre për shkak të rregullave të distancës sociale.

Kisha Martha Lutheran ofroi ndihmën e saj pasi xhamia Dar Assalam ishte në gjendje të strehonte 50 vetë në krahasim me qindra që shkojnë zakonisht, transmeton Telegrafi.


Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane. “Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në kohën e Ramazanit dhe në mesin e krizës” tha imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, shtoi ai.

Objektet fetare janë rihapur në 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, me kushtin që besimtarët të mbajnë nga njëri-tjetri një distancë prej 1.5 metrash. /Telegrafi/