LAJMI I FUNDIT:

Kisha e nëndheshme në Elbasan

Kisha e nëndheshme në Elbasan

Një tjetër pasuri e rrallë i shtohet Kalasë së Elbasanit. Nga dhomat e një shtëpie tradicionale në kala, zbritet në një kishë Katakomb. Objekti është i vogël, por me vlera të mëdha dhe mendohet se i përket periudhës bizantine.

I frymëzuar dhe i rritur në këtë objekt, djali i shtëpisë studioi teologji dhe tashmë promovon këtë vlerë të Elbasanit.


Kisha me emrin e Shën Kozmait në shekuj ka funksionuar për besimtarët – në kohë luftërash e pushtimesh. Ndërsa edhe sot duket se tashmë po tërheq vizitorë e besimtarë të shumtë.

Kisha ortodokse i shtohet pasurive të kalasë e cila numëron dy kisha të tjera dhe një xhami.

Kalaja e Elbasanit njihet si një nga vendet simbol të bashkëjetesës fetare. /TCh/