LAJMI I FUNDIT:

Kirurgjia intime – snobizëm apo problem shëndetësor?

Kirurgjia intime – snobizëm apo problem shëndetësor?

Prof. Ass. Dr. Violeta Zatriqi
kirurge plastike-estetike
tel. 044 136 976

Edhe nëse shoqëria mund të jetë hipokrite, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh e tillë. Në qoftë se ke ndonjë problem, lirisht fillo ta zgjidhësh. Natyrisht, me ndihmën e gjinekologut tënd, por edhe biseda me psikologun do të ishte mirëseardhur!


Po qe se do të jepej rasti, a do t’i zgjidhësh problemet tuaja intime dhe a do të lirohesh nga kompleksi apo dhe nga ndonjë defekt i organeve gjenitale? Jo, kjo fushë e kirurgjisë nuk i zgjidh mungesat funksionale (ato janë të fushës tjetër – të operacionit plastik), qëllimi i saj është që me operacion të eliminohen apo të korrigjohen lloje të ndryshme të problemeve, kur është fjala te vagjina, buzët e vagjinës apo himeni, qoftë ato “të meta” të jenë nga lindja apo të shfaqura më vonë.

Të gjitha këto ndërhyrje bëhen në institucione të specializuara nga ekipet e ekspertëve të cilat përbëhen nga gjinekologët dhe kirurgët specializuar plastikë, anesteziologët dhe psikologët.

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve kirurgjike në vagjinë:

Labioplastika – plastika e buzëve të vogla të vagjinës

Disa femra nuk janë të kënaqura me pamjen estetike të buzëve të vogla të vagjinës. Shumë prej tyre dëshirojnë që të kenë buzët e vogla të vagjinës, të holla dhe të mbuluara në tërësi nga buzët e mëdha. Në shumicën e rasteve ky problem zgjidhet ashtu që bëhet rritja e vëllimit të buzëve të mëdha të cilat mbulojnë në tërësi buzët e vogla, të cila janë më të mëdha.

Kjo procedurë bëhet ashtu që injektohet me anë të shiringës xheli ‘biopolymer’ në buzët e mëdha të vagjinës, me ç’rast ato fryhen dhe kjo zgjat 3-4 vite. Kjo procedurë mund të përsëritet kohë pas kohe.

Metodë tjetër e korrigjimit është edhe intervenimi kirurgjik i buzëve të vogla vagjinale, bëhet largimi i indeve të tepërta duke modeluar ato me madhësi më të vogla, që i përgjigjen kritereve estetike të femrës. Ky intervenim mund të bëhet me anestezion lokal apo edhe atë të përgjithshëm, varësisht nga dëshira e pacientes.

Pas operimit, pacientes i ordinohen antibiotikë për të parandaluar infeksionet. Ënjtja lokale persiston 2 javë. Penjtë largohen vet pasi që janë absorbuese. Ky intervenim realizohet një javë pas ciklit të fundit menstrual dhe për të parandaluar gjakderdhjet, rekomandohet që një javë pas operimit, pacientja të mos ulet, të mos konsumojë alkool, të mos bëjë tush me ujë të nxehtë, të largohet nga sforcimeve e rënda fizike. Marrëdhënie seksuale nuk duhet bërë deri 6 javë pas operimit.

Rezultati definitiv i buzëve të vogla vagjinale të operuara vërehet pas 3 muajve. Pasi që vaskularizimi i tyre është i mirë, nuk ngel asnjë cikatriks në ato regjione.

Himenoplasika – kthimi i virgjërisë

Përkrah globalizimit dhe barazisë, në disa kultura marrja e virgjërisë para martesës, ende është turp për femrën dhe familjen e saj, pas së cilës vijojnë ofendimet, dhuna familjare, ndarja madje edhe vrasja në rastet më ekstreme. Pra, me anë të këtij intervenimi bëhet zgjidhja e e problemeve etike, e jo atyre estetike.

Në raste të tilla, rëndësia e këtij intervenimi është vështirë të vlerësohet. Edhe përkundër botëkuptimeve të ndryshimeve morale e etike në shoqërinë moderne mbi virgjinitetin – himenoplastika edhe sot, është mjaft aktuale si intervenim.

Ekzistojnë dy metoda të rikthimit të virgjinitetit: Metoda e parë, kohëshkurtër, nënkupton rikthinimn e virgjinitetit për disa ditë. Disa ditë para aktit seksual bëhet qepja e skajeve të himenit me penj, të cilët largohen kur ndodh marrëdhënia seksuale.

Metodë tjetër është rikthimi i himenit për një kohë më të gjatë. Ky intervenim është më i komplikuar, sepse bëhet krijimi i himenit nga mukoza e vagjinës. Deri te marrëdhënia seksuale, pavarësisht nga periudha kohore, ky himen do të ekzistojë. Pacientja do të ketë më shumë gjakderdhje sesa nga deflorimi i himenit natyral.

Ekzistojnë disa raste ku vrima në himen përmes së cilës kalon gjaku menstrual nuk ekziston, gjaku menstrual grumbullohet në vagjinë (colpometra). Në këtë rast, intervenim kirurgjik i himenit është i detyrueshëm – të krijohet vrima përmes së cilës kalon gjak menstrual.

Ky intervenim mund të bëhet edhe me anestezion lokal.

Vaginoplastika

Përmes intervenimeve kirurgjike, shumica e femrave të cilat nuk janë të kënaqura me pamjen estetike të vagjinës së tyre, mund të bëjnë zgjidhje të shumta në mënyrë që të rikthehet ndjenja e kënaqësisë seksuale gjatë aktit seksual me partnerin.

Vagjina është organ i cili gjatë jetës së femrës pëson ndryshime, si, tërheqja-shqyerja, dobësim i mureve vagjinale, dobësim i muskujve, e deri te spostimi – rrëshqitja (prolabimi) përmes hyrjes – vrimës vagjinale (sikurse e përvilni dorëzën).

Të gjitha ndryshimet në vagjinë për femrën paraqesin një problem të madh si estetik, ashtu edhe psikik, sepse ky organ për të ka rëndësi për kënaqësi erotike, orgazëm, si për të ashtu edhe për partnerin. Gjithashtu, shumë shpesh edhe meshkujt pas aktit seksual me femrat e tilla reagojnë, sepse femra nuk i ofron kënaqësi seksuale si më parë, andaj kjo paraqet një shqetësim shumë serioz.

Mjekësia e avancuar si dhe teknika operative kanë mundësuar që këto probleme të kenë zgjidhje adekuate, si në aspektin estetik, ashtu edhe funksional, duke mundësuar ndërrimin e pamjes së jashtme të vagjinës, por edhe brendinë e saj, që ajo të jetë e ngushtë.

Ky intervenim realizohet tek fermat të cilat kanë pasur lindje traumatike gjatë aktit të lindjes natyrale ku vie deri te zgjerimi i mureve të vagjinës, indi nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme, me ç’rast ndodhin vështirësitë gjatë aktit seksual te femrës dhe mashkullit. Në raste të tilla, bëhet intervenimi kirurgjik, bëhet ngushtimi i vrimës – hyrjes, e pastaj edhe tërë vagjina.

Ekzistojnë disa raste ku pas lindjes me epiziotomi, ngel cikatriksi, i cili formon fibrozë dhe vie deri tek ngushtimi i vrimës vagjinale, që vështirëson aktin seksual dhe e bën atë të dhembshëm. Në këtë rast, duhet të bëhet intervenimi kirurgjik estetik – plastik, të bëhet largimi i cikatriksit. Kështu, vagjina bëhet e kalueshme për organin gjenital – penisin. Ky intervenim mund të bëhet edhe me anestezion lokal apo të përgjithshëm. Pas operimit, preferohet që pacientja të mos ulet 2 javë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori