LAJMI I FUNDIT:

Kiracovski: Është obligim të punohet për të mirën e qytetarëve

Kiracovski: Është obligim të punohet për të mirën e qytetarëve

Në suaza të vizitës së komunave nëpër Maqedoni, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka deklaruar se LSDM-ja po i dëgjon mendimet e qytetarëve dhe po bisedon për procesin e reformave, si dhe për sfidat e Maqedonisë që të jetë e sigurtë dhe stabile në të ardhmen.


“Në Maqedoni në tre muajt e parë kanë hyrë 235 milionë euro, investime të huaja. Më shumë investime, nënkuptojnë më shumë para për qytetarët”, ka deklaruar Kiracovski.

Kiracovski në takim me qytetarët gjithashtu ka shtuar se nuk shohin asnjë dallim mes Mickoskit dhe Gruevskit.

“Mickoski po e vazhdon rrugën e Gruevskit dhe disa dëshirojnë që vendin ta kthejnë mbrapa, por qytetarët kanë zgjedhur progresin”, tha Kiracovski./Telegrafi/