LAJMI I FUNDIT:

Kinezja që ka prekur gjithë botën, mbledh para për transplantimin e veshkave duke shitur “buzëqeshje” (Foto)

Kinezja që ka prekur gjithë botën, mbledh para për transplantimin e veshkave duke shitur “buzëqeshje” (Foto)

Një vajzë në gjendje të rëndë për jetën ka shitur ‘buzëqeshjet e saj’ në rrugë në Kinë, për të mbledhur para për transplantimin e veshkave.

Zhu Ya shkruan në një tabelë se do të buzëqeshë për 1 minutë për çdo kalimtar që do ti falë 0.15 dollarë.


Gjithashtu ajo shet edhe postera që kanë fytyra të buzëqeshura në një stacion metroje në Chongqing.

26-vjeçarja shprehet se nuk ka mënyrë tjetër për të financuar operacionin, që është shpresa e saj e vetme për tu kuruar dhe kushton rreth 56.625 dollarë.

Zhu, e cila vuan nga uremia, tha se për shkak se kishte lindur në një familje që merrej me bujqësi, kishte të drejtë vetëm për një lloj skeme kombëtare të kujdesit shëndetësor që do të mbulonte 20 deri në 30 % të shpenzimeve mjekësore.

Dhe nëse do bënte transplantimin do i duhej një shumë e madhe parash.

Ajo shtoi se para se të sëmurej, buzëqeshte shumë dhe kjo ishte arsyeja pse mendoi këtë ide në mënyrë që të shpëtonte veten.

Zhu ka talent edhe në vizatim ndaj po bën para shtesë duke u shitur njerëzve portrete. Jeta e Zhu ndryshoi brenda një nate kur u diagnostikua me uremia tre muaj më parë. /tema/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori