LAJMI I FUNDIT:

Kinezët ndërtojnë aeroportin më të madh në botë, është sa 100 fusha të futbollit – ndërtimi ka kushtuar 60 miliardë dollarë (Foto/Video)

Kinezët ndërtojnë aeroportin më të madh në botë, është sa 100 fusha të futbollit – ndërtimi ka kushtuar 60 miliardë dollarë (Foto/Video)

Në Pekin të Kinës kanë përfunduar punimet e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar më të madh në botë të quajtur “Dasing”.

Sipas udhëheqësit të projektit për ndërtimin e aeroportit Li Danhua “Dasing”, nuk bëhet fjalë për vetëm një aeroport por për ndërtimin e një “kryevepre” në të cilën janë investuar rreth 400 miliardë yuan (rreth 60 miliardë dollarë), transmeton Telegrafi.


Hapja e njërit terminal që ka formën e “Feniksit të artë” prej afro një milion metra katrorë është paraparë të ndodhë më 30 shtator, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, e projektin nga fillimi e ka ndjekur me vëmendje presidenti Xi Jingping.

Aeroporti gjendet në jug të Pekinit, rreth 46 kilometra nga qendra e qytetit. Arsyeja kryesore për ndërtimin e këtij aeroporti , është zvogëlimi i kaosit të krijuar në aeroportin “Shoudu” që konsiderohet si një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.

Distanca mes dy aeroporteve do të jetë rreth 67 kilometra, kurse gurthemeli i tij ishte vënë më 26 dhjetor të vitit 2014, e ndërtimi kishte filluar më 15 mars të vitit 2016.

Aeroporti i ri do t’i ketë katër piste dhe brenda një viti do ketë 620 mijë fluturime. Me këtë projekt është paraparë që deri në vitin 2025 kapacitet e tij të jenë 72 milionë pasagjerë. Ai shtrihet në mbi 800 mijë metra katrorë që i bie përafërsisht sa 100 fusha të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori