LAJMI I FUNDIT:

Kinect për Windows

Kinect për Windows

Microsoft zyrtarisht paraqiti Kinect për Windows së bashku me pakon përkatëse për zhvillimin e aplikacioneve.

Në Microsoft theksojnë se qysh tani kompani të shumta janë duke zhvilluar zgjidhje të bazuara në Kinect, duke përfshirë American Express, Mattel, Telefonica dhe Toyota, por për momentin nuk ka informata konkrete se për çfarë projekte bëhet fjalë.

Kinect fillimisht do të jetë në dispozicion në SHBA dhe 11 vende tjera të botës. Çmimi zyrtar në SHBA është 249 dollarë, e Microsoft paralajëmroi edhe versionin e veçantë të dedikuar për institucionet edukative që do të shitet për çmim prej 149 dollarë. /Telegrafi/