LAJMI I FUNDIT:

​Kinë, një sistem artificial veçon pneumoninë COVID-19 – 60 herë më shpejt se radiologët

​Kinë, një sistem artificial veçon pneumoninë COVID-19 – 60 herë më shpejt se radiologët

Një grup studiuesish ka zhvilluar një sistem inteligjent që dallon pneumoninë e shkaktuar nga sëmundja e coronavirusit të ri nga pneumonitë e tjera të zakonshme.

Sistemi i ri, i zhvilluar nga Wong Pak Kin, nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë dhe studenti i tij i diplomuar, Yan Tao, nga Departamenti i Inxhinierisë Elektromekanike mund të dallojë pneumoninë COVID nga të tjerat, me një normë pothuajse 60 herë më të shpejtë se ajo e radiologëve.


Studiuesit mblodhën të dhëna për 206 pacientë të konfirmuar me coronavirus dhe 412 pacientë me pneumoni jo nga COVID.

Bazuar te imazhet, ata zhvilluan një sistem automatik të diagnostikimit bazuar në një rrjet nervor konvulsional me shumë shkallë.

Rezultatet e verifikimit treguan se me një sasi të dhëna të kufizuara, sistemi inteligjent i diagnostikimit është i aftë për të dalluar me sukses pneumoninë e shkaktuar nga COVID./ Atsh