LAJMI I FUNDIT:

Kina s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën

Kina s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën

Ambasadori i Kinës në Serbi Li Мançang, pas takimit me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë në Marko Gjuriq, ka thënë se Kina nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe se do ta respektojë integritetin territorial të Serbisë ashtu siç e respekton Serbia integritetin territorial të Kinës.

Gjuriq ka theksuar se Qeveria dhe populli i Kinës kanë dhënë përkrahje të sinqertë e miqësore për Serbinë gjatë 16 vjetëve të fundit dhe se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kinës.


“Аmbasadorin e kam njoftuar me situatën politike e të sigurisë në Kosovë dhe nëpër çfarë kalon populli ynë në krahinë”, citon rts të ketë thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Ambasadorit kinez Gjuriq ia prezantuar projektin e “Luginës së Diellit” duke theksua se ajo është e rëndësishme për kthimin e serbëve në Kosovë dhe se është i bindur se askush i arsyeshëm nuk do ta pengojë këtë proces.

Ai ka thënë se për këtë projekt është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtiq ndërsa ka shtuar se në vendin ku po ndërtohet kolonisë janë pjesëtarët e KFOR-it.