LAJMI I FUNDIT:

Kina me rritje të buxhetit për ushtrinë, Xi Jinping kërkon “gatishmëri për skenarët më të këqij”

Kina me rritje të buxhetit për ushtrinë, Xi Jinping kërkon “gatishmëri për skenarët më të këqij”

Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi ushtrisë së tij të rrisë gatishmërinë e saj për “luftë të armatosur” ndërsa protestat në Hong Kong po ndodhin mbi një ligj të ri të propozuar që do të heqë në mënyrë efektive autonominë e qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Xi të martën u tha oficerëve ushtarakë kinezë në margjinat e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) – një mbledhje vjetore një javore e organeve më të larta legjislative të Kinës – se ushtria duhet të “eksplorojë mënyrat e stërvitjes dhe përgatitjes për luftë” mes pandemisë së coronavirusit.


“Është e nevojshme të hulumtohen mënyrat e stërvitjes dhe përgatitja për luftë, sepse përpjekjet për kontrollin e epidemisë janë normalizuar”, është cituar të ketë thënë Xi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, sipas South China Morning Post.

Sipas Xinhua, shkruan më tej Business Insider, Xi shtoi se ishte “e nevojshme të rriteshin përgatitjet për luftime të armatosura” dhe të përmirësoheshin aftësitë e ushtrisë për të kryer misione.

Xi gjithashtu urdhëroi ushtrinë që të “mendojë për skenarët më të këqij, të shkallëzojë stërvitjen dhe përgatitjen e betejave, të merret menjëherë dhe në mënyrë efektive me të gjitha llojet e situatave komplekse dhe të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit”, sipas Xinhua, duke parafrazuar Xi.

Këto komente thuhet se vijnë ndërsa Kina njoftoi një rritje të shpenzimeve prej 6.6% në buxhetin e saj të mbrojtjes kombëtare.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së mbrojtjes të Kinës, Wu Qian, buxheti i rritur i Kinës ishte për shkak të asaj që ai tha se ishin rreziqe të rritura të sigurisë kombëtare.

Wu veçoi Tajvanin, kombi ishull vetë-qeverisës që Pekini insiston se është pjesë e Kinës. Tajvani ka ngritur marrëdhëniet e tij me SHBA-në në muajt e fundit, duke zemëruar Kinën.

“Situata kundër separatizmit po bëhet më e ashpër,” u tha Wu gazetarëve të martën. “Ne duhet të bëjmë llogaritjet ekonomike, por mbi këtë duhet të bëjmë llogaritjet e sigurisë kur kemi parasysh shpenzimet ushtarake”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori