LAJMI I FUNDIT:

Kina rrit shpenzimet në mbrojtje

Kina rrit shpenzimet në mbrojtje
HONGHE, CHINA - FEBRUARY 10: Military particpate in anti-riot armored-vehicle training on February 10, 2018 in Honghe Hani and Yi Autonomous Prefecture, Yunnan Province of China. (Photo by VCG/VCG via Getty Images)

Kina do t’i rrisë shpenzimet në forcat e saj të armatosura për 7.5% në vitin 2019.

Raporti për buxhetin u publikua të martën, para një takimi ceremonial të Kongresit Popullor të Kinës.


Rritja këtë vit është më e vogël se vitin e kaluar, kur ka qenë 8.1%.

Ekspertët dhe diplomatët, megjithatë, thonë se Kina i fsheh shpenzimet e vërteta për ushtrinë e saj, e cila i është nënshtruar një modernizimi masiv nën presidentin Xi Jinping.

Mungesa e transparencës ka bërë që rivalët të ankohen se Kina po ushqen tensione në rajon, përcjell rel.

Takimi i sotëm i 3,000 delegatëve të Kongresit Popullor është ngjarja më e rëndësishme e vitit në Kinë, e cila kryesisht shërben për të shpalosur planet e qeverisë.