LAJMI I FUNDIT:

Kina lanson dy raketa pranë ishujve Matsu të Tajvanit

Kina lanson dy raketa pranë ishujve Matsu të Tajvanit

Dy raketa janë lëshuar nga Kina pranë ishujve Matsu të Tajvanit, të cilët shtrihen në brigjet e Kinës, sipas zyrtarëve tajvanezë.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, lansimi i tyre u bë rreth orës 14:00 me orën lokale në drejtim të zonave të stërvitjeve të shpallura nga Kina, sipas një raporti të brendshëm të sigurisë së Tajvanit të parë nga Reuters dhe të konfirmuar nga një burim sigurie në Tajvan.


Zyrtarët e Tajvanit thonë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lëvizjen e lirë ajrore dhe detare.

Kina fillon stërvitjet ushtarake pranë ishullit, pas vizitës së Pelosit në Tajvan
Lexo po ashtu Kina fillon stërvitjet ushtarake pranë ishullit, pas vizitës së Pelosit në Tajvan

Kina po kryen stërvitje në rrugët ujore më të ngarkuara ndërkombëtare dhe rrugët e aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme, e paligjshme”, tha Partia Progresive Demokratike në Tajvan në pushtet.

Po sipas mediave të huaja, anijet e marinës kineze dhe avionët ushtarakë kaluan shkurtimisht “vijën e mesit” të ngushticës së Tajvanit disa herë këtë mëngjes dhe anijet ushtarake nga të dyja anët mbeten në zonë, tha një burim tajvanez.

Si rezultat, Tajvani mobilizoi aeroplanë dhe vendosi sisteme raketash për të gjurmuar aeroplanë të shumtë kinezë që kalonin linjën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori