LAJMI I FUNDIT:

Kina ka një problem me veturat elektrike dhe ky është lajm i keq edhe për Elon Musk

Kina ka një problem me veturat elektrike dhe ky është lajm i keq edhe për Elon Musk

BYD dhe Tesla të dy kanë njoftuar për shitjet e tyre gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke theksuar se kërkesa për vetura elektrike po bie në mbarë botën.

Edhe Kina si tregu më i madh i EV në botë nuk ka qenë imune nga kjo rënie.


Dhe me sa duket, çdo shenjë e rënies së kërkesave në Kinë, është keq edhe për Tesla-n e cila tashmë po vazhdon me uljet agresive të çmimeve të modeleve.

“Unë mendoj se një pjesë e madhe e mungesës së Tesla-s në tremujorin e parë ishte shkaku i Kinës. Ka shumë konkurrencë çmimesh dhe ne po shohim që konsumatorët po shkojnë drejt markave të tjera me oferta më të lira”, tha Seth Goldstein, kreu i komitetit për EV.

Ndryshe, Tesla uli çmimet e modeleve 3, S, X dhe Y vitin e kaluar në një përpjekje për të konkurruar me rivalët lokal, duke përfshirë edhe BYD.

Ulja e çmimeve e ndihmoi kompaninë e Elon Musk të regjistronte shifra rekord të dërgesave por ajo gjithsesi e humbi titullin si shitësja më e mirë në botë e automjeteve elektrike për vitin 2023.

Megjithatë, siç raportohet, Musk është tërhequr nga strategjia e uljes së çmimeve. E kjo thuhet të jetë një shenjë që ai e di se Tesla nuk mund ta fitojë këtë “luftë”.

Por, disa blerës të mundshëm po i shohin si irrituese këto uljet e vazhdueshme të çmimeve të kompanive. Kjo pasi BYD e uli koston e një modeli në 15 mijë juanë (1,920 euro) duke i bërë njerëzit të hezitojnë ta blejnë një të tillë.

Së fundmi, raportohet se shifra e shitjeve të BYD në Kinë është rritur për 43 për qind, rritje kjo e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta ndaluar Tesla-n të rifitonte titullin si prodhuesi më i mirë i veturave elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk zotëron edhe një fabrikë në Shangai ku prodhon modelin 3 dhe Y. /Telegrafi/ 

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Auto
Kalo në kategori