LAJMI I FUNDIT:

Kina ka 772 milionë përdorues të internetit

Kina ka 772 milionë përdorues të internetit

Sipas të dhënave të Qendrës kineze të Informacionit të prezantuara në edicionin e 41-të të ‘Raporti statistikor për zhvillimin e internetit në Kinë’, deri në dhjetorin e vitit të kaluar, numri i përdoruesve të internetit në Kinë arrinte në 772 milionë, kurse shkalla e depërtimit të internetit ishte 55.8 për qind, 4.1 pikë përqindjeje më shumë se mesatarja botërore që është 51.7 për qind, shkruan Telegrafi.

Gjithsej 40.74 milionë përdorues të rinj të internetit janë shtuar gjatë vitit të kaluar në Kinë, duke ruajtur një rritje të qëndrueshme, ndërkohë numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm ka shkuar në 753 milionë. Raporti i përdoruesve të internetit që përdorin internetin e lëvizshëm u rrit në 97.5 për qind nga 95.1 për qind në vitin 2016.

Ndërsa numri i përdoruesve të internetit në Kinë ka qenë në rritje të vazhdueshme edhe veprimtaria e tyre në të gjitha fushat e përdorimit të internetit ka ruajtur nivele të larta. Vjet, për shembull, numri i përdoruesve që porositën ushqime nëpërmjet internetit pati një normë vjetore rritjeje prej 64.6 për qind, kurse i atyre që morën biçikleta me qira nëpërmjet internetit arriti në 221 milionë, ndërsa u bë mbulimi i qyteteve të mëdha kineze me këtë shërbim, duke u kryer njëkohësisht edhe në 21 vende të tjera. Edhe numri i përdoruesve që bënë pagesa në telefona mobil u rrit me shpejtësi, duke arritur në 527 milionë. /Telegrafi/