LAJMI I FUNDIT:

Kina e mban sekret masën e shpërthimit të coronavirusit

Kina e mban sekret masën e shpërthimit të coronavirusit

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara, të përgatitura për Shtëpinë e Bardhë, thuhet se Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave dhe të vdekjeve prej coronavirusit.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. Madje, dy nga zyrtarët thanë se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. Megjithatë deri tani nuk është bërë publike, asnjë detaj të mëtejshëm rreth raportit.

Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.

Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korrit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.

Sipas Montgomery shifrat e ulëta kineze janë “të pakuptimta” dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.

Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.

Sipas mediave, shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar so të vdekur nga shpërthimi coronavirusit.

Media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Wuhan,  janë dërguar deri në 8,500 urna.

Por edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin, se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike. /DW.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori