LAJMI I FUNDIT:

Kina e goditur nga coronavirusi ul tarifat për mallrat amerikane

Kina e goditur nga coronavirusi ul tarifat për mallrat amerikane

Kina ka njoftuar për një reduktim të dukshëm prej rreth 75 miliardë dollarësh të tarifave për produktet e amerikane.

Komisioni kinez i Tarifave Doganore ka treguar se tarifat do të ulen në gjysmë “për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, duke theksuar se tarifat për disa produkte amerikane do të ulen nga 10 për qind në 5 për qind, ndërsa disa nga 5 për qind në 2.5 për qind, përcjell Telegrafi.


“Kina shpreson që të dyja palët do të mund të ndjekin atë që janë pajtuar në marrëveshje dhe të bëjnë përpjekje për të zbatuar pjesët e tyre përkatëse për të rritur besimin e tregut, për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike botërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kineze të Tregtisë.

Bill Gates jep 100 milionë dollarë për vaksinën kundër Coronavirusit
Lexo po ashtu Bill Gates jep 100 milionë dollarë për vaksinën kundër Coronavirusit

Ulja, e cila do të hyjë në fuqi më 14 shkurt, vjen mes betejës së Pekinit me coronavirusin e ri që deri më tani ka marrë jetën e mbi 800 personave dhe ka ngjallur një shqetësim botëror.

Ndërsa, lufta tregtare SHBA-Kinë ka tronditur tregjet nga frika se mund të shkaktojë një ngadalësim botëror. /Telegrafi/