LAJMI I FUNDIT:

Kina bashkohet me programin e vaksinave të mbështetur nga OBSH, por të refuzuar nga Trump

Kina bashkohet me programin e vaksinave të mbështetur nga OBSH, por të refuzuar nga Trump

Kina është bashkuar me një skemë globale për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një iniciativë kjo e “shmangur” nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Oferta e fundit e Pekinit për t’u bashkuar me luftën globale kundër coronavirusit vjen pas kritikave për trajtimin e saj të pandemisë, e cila ka kontribuar në një imazh në rritje të pafavorshëm për Kinën në vendet e përparuara, tregoi një studim i fundit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Ne jemi duke ndërmarrë këtë hap konkret për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe shpresojmë se vendet më të zhvilluara do të bashkohen dhe mbështesin COVAX”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying në një deklaratë.

Deklarata nuk dha detaje për mbështetjen që Pekini do t’i sigurojë programit COVAX, i cili synon të japë të paktën 2 miliardë doza vaksine deri në fund të vitit 2021.

Kina, ku virusi u raportua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është gjithashtu në bisedime me OBSH për të vlerësuar vaksinat e saj të prodhuara në vend për përdorim ndërkombëtar.

Rreth 171 kombe janë bashkuar me programin për të mbështetur qasjen e barabartë në vaksinat për COVID-19 për vendet e pasura dhe të varfra – por jo edhe SHBA dhe Rusia.

COVAX drejtohet nga aleanca e vaksinave GAVI, OBSH dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI). /Telegrafi/