LAJMI I FUNDIT:

Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus

Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus

Mediat raportojnë se kimikatet që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin.

Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro.


Donald Trump: Gjeneralët amerikanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm i organizuar
Lexo po ashtu Donald Trump: Gjeneralët amerikanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm i organizuar

Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një stacioni televiziv lokal se incidenti që vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 tonë nitrat i amonit.

Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014.
Materiali ishte ruajtur pa masa të sigurisë.

Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me një urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Associated Press raporton se MV Rhosus po transportonte nitrat amoni nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.

Raportet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë që MV Rhosus kishte lundruar nën flamurin e Moldavisë kur arriti në Bejrut.

Autori i fotos së infermieres me tre foshnja të porsalindura në krah pas shpërthimit në Bejrut: Asnjëherë nuk kam parë një heroinë të tillë
Lexo po ashtu Autori i fotos së infermieres me tre foshnja të porsalindura në krah pas shpërthimit në Bejrut: Asnjëherë nuk kam parë një heroinë të tillë

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005. Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori