Kim Kardashian i është rikthyer sërish pozave provokuese pas një kohe që u përball me probleme të shumta.

Në rrjetin social Instagram, yll i Keeping Up With The Kardashians ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve, shkruan Daily Mail.


Kjo ka ndodhur pasi ka mjaftuar që ajo të publikojë disa imazhe me bikini, me të cilat i theksoheshin linjat e bujshme trupore.

kimkardashian 119891551 983773055370083 6143642805573746137 n (Foto: Instagram)

39-vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa shihej e shtrirë në një pishinë me ujë të cekët, teksa flokët gërsheta i përshkonin trupin.

Këto imazhe ajo i ka shkrepur në shtëpinë e nënës së saj, Kris Jenner, në rezidencën La Quinta të Palm Springs.

kimkardashian 119985713 200077031532733 5740154807361216342 n (Foto: Instagram)

Në postimin e fundit ajo është parë më e relaksuar, pasi në dorë e mbante një koktej dhe kishte bërë trendin e ‘duck face’.

Veprim i tillë nga bukuroshja brune vjen pasi u raportua se po ndihet e pafuqishme për të ndryshuar bashkëshortin, Kanye West.

kimkardashian 120027649 2204920242985152 4321577420165118567 n (Foto: Instagram)

Reperi i njohur së fundmi ka bërë deklarata nga më të ndryshmet, ndërsa thuhet se vuan nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/