Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë gjatë një mbrëmjeje vajzash në Nobu Malibu, ku doli për darkë me vajzën e saj North West dhe shoqet e saj.

Nënë e bijë zgjodhën veshje me ngjyra të forta dhe stil të guximshëm, duke krijuar një pamje që nuk kaloi pa u vënë re.


Kim, 45 vjeçe, u shfaq me pantallona të kuq prej lateksi dhe çizme mbi gju, të kombinuara me një xhaketë të shkurtër me shkëlqim dhe dekolte të theksuar, shkruan DailyMail.

North, 12 vjeçe, tregoi sërish stilin e saj unik me flokë blu të gjatë, veshje të zeza komode dhe atlete, duke ecur pranë nënës së saj.

Dalja në Nobu, një restorant i frekuentuar më herët edhe nga ish-bashkëshorti i Kim-it, Kanye West vjen pak pas rrëfimeve të saj në reality show “The Kardashians”, ku foli hapur për lidhjen e ngushtë me fëmijët dhe jetën e përditshme si nënë. /Telegrafi/