LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian nxit shqetësime për humbje të tepruar të peshës me imazhet e reja nga pushimet

Kim Kardashian nxit shqetësime për humbje të tepruar të peshës me imazhet e reja nga pushimet
(Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian ka ngjallur shqetësim te fansat pasi ka postuar fotografi të reja me bikini nga pushimet e saj të fundit.

Bukuroshja ka humbur shumë peshë në vitet e fundit dhe shumë nga ndjekësit besojnë se e ka tepruar.

Ylli televiziv postoi imazhe nga udhëtimi i saj në ishujt Turks & Caicos në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke pozuar teksa ndodhet në një shezlong plazhi nën diell.


(Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim tregoi figurën e hollë trupore dhe tenin e nxirë ndërsa e fotografoi vetëm trupin dhe u fokusua te kthesat dhe beli i ngushtë.

Kim Kardashian tregon trupin e saj të tonifikuar në një pozë provokuese në bikini
Lexo po ashtu Kim Kardashian tregon trupin e saj të tonifikuar në një pozë provokuese në bikini

Në disa imazhe tjera, ka pozuar me xhinse dhe pjesën e sipërme të bikinive, duke treguar sërish belin e hollë.

Megjithatë, fansat nuk ishin aq të kënaqur me pamjet dhe shumë thanë se Kardashian ishte bërë shumë i hollë.

(Foto: Insagram/kimkardashian)

“Çfarë nuk shkon me belin e saj?”.

“Si erdhi ajo në këtë madhësi?”.

“Pra, kam një bark dhe gjoks kockor që janë lehtësisht të dukshëm dhe ajo që shohim këtu te Kim nuk është normale”.

“Ka shkuar shumë larg” – janë disa nga komentet e fansave të saj.


/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Fëmija juaj
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Bebes sime i djersit tepër koka, a kam arsye për shqetësim?”

Bebes sime i djersit tepër koka, a kam arsye për shqetësim?”

Këshilla për prindër
Kalo në kategori