Kim Kardashian ka nisur një mbrojtje të furishme të një biznesmeni nga Florida, i cili përballet me ri-ndjekjen penale për orkestrimin e një skeme mashtrimi prej një miliard dollarësh të Medicare (sistemi i sigurimit shëndetësor në ShBA), pasi dënimi i tij 20-vjeçar u zbut nga ish-presidenti Donald Trump.
Philip Esformes, 52 vjeç, u dënua në vitin 2019 për 20 akuza penale, duke përfshirë komplotin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pagesën dhe marrjen e rryshfetit, pastrim parash, ryshfet dhe pengim të drejtësisë – dhe u dënua me 20 vjet burg.
Skema e tij e mashtrimit me 1.3 miliardë dollarë të Medicare u përshkrua nga prokurorët si një nga rastet më të mëdha të mashtrimit të Medicare në historinë e ShBA-së, shkruan DailyMail.
Ish-ekzekutivi i kujdesit shëndetësor kreu vetëm katër vjet e gjysmë të dënimit të tij me dy dekada burg dhe u lirua më 22 dhjetor 2022 së bashku 200 të dënuar të tjerë, dënimet e të cilëve u ndryshuan në ditët e fundit të presidencës Trump.
Të shtunën, Kardashian u lajmërua në llogarinë e saj në Twitter duke e quajtur rastin e tij ‘sjellje të pahijshme prokuroriale’ dhe inkurajoi mbështetësit e saj të lexojnë dhe të ndajnë historinë e Esformes.
“Tani DD po përpiqet ta kthejë atë në burg për të njëjtat krime për të cilat gjyqtari e dënoi. Ju lutemi lexoni historinë e tij dhe shpërndajeni”, ka shkruar ajo.
Philip Esformes u dënua për 20 akuza që barazojnë 170 mijë dollarë. Gjykatësi më pas përdori ato akuza së bashku me akuzat që një juri e shpalli atë të pafajshëm dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe 43 milionë dollarë në kthim dhe konfiskim të pasurisë kriminale.
“Philip kreu 4.5 vjet burg – shumë prej tyre në izolim për të shmangur abuzimin nga rojet dhe të burgosurit e tjerë duke respektuar besimet e tij fetare të devotshme”, shkroi Kardashian në Twitter.
“Pasi dëgjoi për sjelljen e pahijshme të prokurorisë në këtë rast, Trump i dha Philipit një zbritje dhe e la të kthehej në shtëpi te familja e tij. Ai është përqendruar në kthimin dhe ka qenë një burrë familjar që i bindet ligjit, me besim fetar”.
Esformes kishte operuar një rrjet shtëpish pleqsh dhe asistuar ambiente jetese në Florida të Jugut dhe u shpall fajtor për dhënien e ryshfetit mjekëve dhe administratorëve në mënyrë që ata t’i referonin pacientët në bizneset e tij.
Agjentët e FBI-së e përshkruan Esformes si një njeri ‘të shtyrë nga lakmia pothuajse e pakufishme’.
Trump në atë kohë pretendoi se masa ishte mbështetur nga një numër ish-prokurorë të përgjithshëm dhe tha se Esformes ishte i sëmurë, por nuk specifikoi gjendjen e tij shëndetësore.
Shtëpia e Bardhë kishte lëshuar një deklaratë në kohën kur ish-presidenti iu zbut dënimi 20-vjeçar.
“Ndërsa ishte në burg, zoti Esformes, i cili është 52 vjeç, i është përkushtuar lutjes dhe pendimit dhe është në rënie të shëndetit”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Megjithatë, disa ditë pas lirimit të tij, Esformes u fotografua duke kërcyer në dasmën e vajzës së tij Serena të mbajtur në oborrin e shtëpisë së tij miliona dollarëshe në Miami Beach, që u zhvillua në natën e Vitit të Ri, raportoi New York Times.
Festimi dhe falja e Esformes – duket se kanë zemëruar disa nga fqinjët e tij.
Në Twitter, Gary Ressler shpërndau një fotografi të një shporte dhuratash të dërguar nga të porsamartuarit për fqinjët si një kërkim falje për festimet e zhurmshme.
“Ju urojmë një 2021 të lumtur dhe të shëndetshme! Kërkojmë falje paraprakisht për çdo zhurmë nga festimi i martesës sonë. Drew dhe Serena”, tha çifti në një shënim së bashku me një shportë dhuratash me shampanjë.
Gjesti, megjithatë, nuk i pëlqeu Ressler-it, i cili kritikoi Esformes për organizimin e një feste të tillë dhe vuri në dukje se shtëpia e mashtruesit ishte ‘riparuar’ përpara lirimit të tij.
Prokurori federal Paul E. Pelletier, i cili kaloi vite duke ndjekur akuzat në këtë rast, kritikoi faljen presidenciale, për të cilën ai tha se minonte punën e palodhur dhe detyrat e nëpunësve publikë.
“Është një goditje e pabesueshme në dhëmbë për agjentët dhe prokurorët që mundohen çdo ditë në rrethana shumë të vështira për të arritur drejtësinë dhe njëfarë kthimi për taksapaguesit nga miliarda dollarët që u janë vjedhur fjalë për fjalë”, tha Pelletier për Times.
“Nëse do të vidhni 250 milionë dollarë nga Medicare, do të burgoseni për 20 vjet. Nuk kam asnjë simpati për këta njerëz. Asnjë”, shtoi ai, duke zbuluar se prokuroria kishte kërkuar qëllimisht një dënim të gjatë për të bërë një shembull të mashtruesit.
E përfshirë në listën e faljeve të diskutueshme të Trumpit në atë kohë ishte Judith Negron, e cila ishte dënuar për një mashtrim të veçantë prej 205 milionë dollarësh nga Medicare, komplot dhe pastrim parash.
Ajo kishte vuajtur vetëm tetë vjet nga një dënim 35-vjeçar në një burg në Florida kur iu dha për herë të parë mëshirë në shkurt, pasi rasti i saj u soll në vëmendjen e Trumpit nga Kim Kardashian.
Trump më pas e ndryshoi pjesën e mbetur të mandatit të saj të lirimit të mbikëqyrur në dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si ‘Diamond’ në ShBA

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Jessica Simpson flet për ndarjen nga Eric Johnson dhe rikthimin në muzikë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit