Kim Kardashian duket se është përbuzur nga Anna Wintour gjatë një eventi të fundit.

Ylli i Hulu dhe kryeredaktorja e "Vogue" morën pjesë në një event të modës si pjesë e Javës së Modës në Paris.


Në një klip të postuar në X, i njohur më parë si Twitter, Kim, 42 vjeç, shkoi me shpejtësi në vendin e saj për shfaqjen e modës së Victoria Beckham.

76032037 12580769 image a 20 1696149455227

“Anna Wintour duket se e përbuz Kim Kardashian pasi ajo mbërriti me vonesë në sfilatën e Victoria Beckham”, thuhej në Twitter.

Themeluesja e "SKKN" kaloi David Beckham, 48 vjeç dhe e përqafoi duke i dhënë një puthje të shpejtë në faqe.

76032699 12580769  Anna moved seats Anna who was flanked by both Kim and David was a 38 1696150019496

Ndërkohë, Anna, 73 vjeçe u ul pranë futbollistit të famshëm dhe shmangu t’i thoshte diçka Kimit.

Anna mbante syze dielli dhe krahët e kryqëzuar ndërsa Kim shkoi të ulej pranë nënës së saj, Kris Jenner, 69 vjeç.

Në klipin tjetër, Anna u largua nga vendi i saj dhe Kim iu afrua Davidit, shumë fansa besojnë se Anna e zhvendosi qëllimisht vendin e saj për t'u larguar nga Kim.

76032701 12580769  Anna s Body language In a video the reality star 42 arrived and a 46 1696150367506

Megjithatë, foto të tjera zbuluan se Anna qëndroi e ulur pranë bashkëthemelueses së "Skims" gjatë shfaqjes - dyshja madje u panë duke folur me njëri-tjetrin paraprakisht.

Para se të hynte në event, nëna e katër fëmijëve pozoi për fotografët ndërsa ishte në Paris të Francës.

Kim kishte veshur një fustan të ngushtë me rripa të hollë dhe pjesën e qafës të thellë për të treguar dekoltenë e saj, ndërsa i gjithë trupi i saj ishte i mbuluar nga fustani rozë deri në dysheme.

76032767 12580769 image m 44 1696150081791

Veshja e saj ngjitej për trupi dhe i vinte në pah format joshëse. Kardashian e kombinoi fustanin e saj me një sasi të madhe bizhuterish Pasquale Bruni.

Ajo kishte veshur një gjerdan të madh dhe një tjetër kryq, të dyja të mbuluara me diamante.

Ylli i Kardashians kishte veshur edhe dy unaza argjendi të zbukuruara me bizhuteri të tjera. /Telegrafi/