Kim Kardashian humbi 150,000 ndjekës në Instagram pas postimit të një fotografie të Melania Trump gjatë inaugurimit të Donald Trump.

Ylli televiziv shpërndau fotografinë e Zonjës së Parë, e cila kishte veshur një kostum të zi elegant nga Adam Lippes, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat.


Pas këtij postimi, Kardashian humbi rreth 150,000 ndjekës, sipas një analize të Socially Powerful. Ajo tani ka 358 milionë ndjekës, shkruan DailyMail.

94316745 14320601 The reality star 44 shared a snap of new First Lady Melania in a a 4 1737701317022

Ky postim shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale, ku disa e kritikuan për këtë veprim, ndërsa të tjerë e lavdëruan për shijen e saj.

Disa fansa spekuluan se ky postim mund të tregonte mbështetje për Trump, duke marrë parasysh lidhjet e saj me individë që kanë mbështetur Trump, përfshirë Elon Musk dhe Ivanka Trump.

Kim Kardashian ka qenë një figurë e diskutueshme politikisht, pasi nuk ka shpallur hapur mbështetje për asnjë kandidat në zgjedhjet e fundit, megjithëse ka shprehur opinionin e saj në lidhje me çështje të tjera. /Telegrafi/

94465975 14320601 image a 17 1737701759672

78991775 14320601 Kim s latest post comes less than 24 hours after she partied the a 23 1737702124211

77852897 14320601 Kardashian visited the White House in 2018 to discuss prisoner c m 26 1737702539629

94316729 0 image a 45 1737403527024