LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un: Raketat tona mund të përfshijnë tërë SHBA-në

Kim Jong-Un: Raketat tona mund të përfshijnë tërë SHBA-në

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, ka thënë se raketat balistike interkontinentale të vendit të tij kanë kapacitet të përfshijnë tërë territorin e SHBA-së.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se “do të marrë gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur vendin e tij.


Deklarata e Kim Jong-Un, e cila është transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, erdhi vetëm një ditë, pasi Penjani lansoi për testim raketen e dytë balistike interkontinentale (ICBM).

Sipas zyrtarëve raketa ishte më e avancuar dhe fluturoi më shumë se sa raketa e parë.

Sipas ekspertëve, një raketë e tillë mund të arrijë deri në Los Angjelos dhe Çikago.

Në deklaratë po ashtu thuhet se testi “është kryer me shumë sukses” dhe ka përmbushur objektivin, që Koreja Veriore të ketë kapacitet të sulmojë SHBA-në me koka bërthamore.

Trump e ka cilësuar këtë testim si “të pamatur dhe të rrezikshëm”, dhe ka paralajmëruar Penjanin se ambiciet e këtij vendi do të dështojnë.

“Duke kërcënuar botën, këto testime të armëve e izolojnë Korenë Veriore dhe dobësojnë ekonominë e saj”, ka thënë Trump.

“Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të rujtur sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve tanë në rajon”, ka shtuar tutje ai.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, ka thënë se raketa e Koresë Veriore ka fluturuar 45 minuta, rreth 5 minuta më shumë se testimi i mërparshëm i një rakete të tillë.

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se raketa ka arritur lartësi prej 3,700 kilometrash përpara se të arrinte në det.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori