LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un arrin në Vietnam, masa të rrepta të sigurisë përcjellin eskortën e liderit të Koresë së Veriut (Foto/Video)

Kim Jong-Un arrin në Vietnam, masa të rrepta të sigurisë përcjellin eskortën e liderit të Koresë së Veriut (Foto/Video)

Limuzina e zezë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është parë duke lëvizur në Hanoi të Vietnamit, ku nesër pritet të takohet Kim me presidentin amerikan Donald Trump.

Raportohet se rrugët do të jenë të mbyllura të enjten nga vija kufitare me Kinën e deri në Hanoi në një gjatësi prej rreth 170 kilometra, kurse ushtria dhe policia janë vendosur përreth hotelit “Melia” ku Kim pritet të akomodohet, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh i qytetarëve dhe mediat kanë qëndruar prapa barrikadave, me shpresën se do të mund ta takojnë liderin e Koresë së Veriut. Para ndërtesës së famshme të operës dhe rreth hotelit “Metropol” për të cilin supozohet se do të jetë vendi ku do të mbahet samiti, janë mbledhur qindra personave.

Televizioni japonez TBS ka transmetuar pamje të liderit të Koresë së Veriut duke pirë një cigare në orët e para të mëngjesit në stacionin e trenit Naning në Kinë, ku më pas ka vazhduar rrugën për në Hanoi.

Në pamjet e transmetuara nga TBS shihet Kim duke bashkëbiseduar me zyrtarët e tjerë të vendit të tij, si dhe një grua duke mbajtur shpuzoren  e kristaltë që ngjante me motrën e Kim, Kim Jo-jong. Në hyrje të stacionit të trenit, Kimin e kanë pritur nxënësit që e përshëndesnin me flamuj të Koresë së Veriut dhe ata të Vietnamit.

Raportohet se Kim ka mbërritur në Vietnam pas një udhëtimi 70 orësh me tren, kurse shpesh është parë me cigare në dorë. Ai ka udhëtuar me një grup bashkëpunëtorësh, përfshirë motrën e tij të re që ka ndikim të madh.

Këtë udhëtim e ka realizuar me trenin e tij të blinduar dhe njëherit të veçantë që ka ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër, që ishte nisur nga stacioni i Dong Dangut përgjatë vijës kufitare Kin-Vietnam dhe më pas ka vazhduar udhëtimin deri në Hanoi me limuzinën e zezë të markës Mercedes.

Ndërkaq zyrtarë e Koresë së Veriut kishin udhëtuar më herët për në Vietnam, përfshirë këtu zyrtarin e lartë Kim Hio-Chol, që kishte dalë në stacion për ta pritur liderin e vetë. Në stacionin e Dong Dangut, gjithashtu e kanë pritur ushtarët vietnamezë që e kanë përshëndetur Kimin në tepihun e kuq dhe me flamuj të Koresë së Veriut dhe Vietnamit.

Shumë njerëz ishin mbledhur nëpër rrugë në afërsi të stacionit edhe pse ishte shumë ftohtë dhe mot me shi. Mediat lokale raportojnë se Kim është përshëndetur me zyrtarët vietnamez dhe më pas ka vazhduar udhëtimin me limuzinë, që e kishin rrethuar dhjetëra pjesëtarë të sigurimit që vraponin pas veturës që ishte në lëvizje.

Truprojat kishin vrapuar pas limuzinës edhe gjatë samitit të vitit të kaluar, kur u takua me presidentin Trump dhe me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-nom. Kjo do të jetë hera e dytë që Kim dhe Trump do të takohen, dhe pritet të diskutojnë për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Samiti i dy liderëve pritet të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Hanoi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori