Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë këtë periudhë janë të angazhuar me mbrëmje e koncerte.

E tillë është edhe artistja Orhidea Latifi - Kida, e cila ka arritur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.


Bukuroshja, e ndjekur nga dy milionë njerëz vetëm në Instagram, së fundmi ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e një koncerti.

Screenshot 1 30 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë vjollcë, bashkangjitur me një kapelë.

Komplimentet për dukjen kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat, të cilët e kanë përgëzuar për stilin e veçantë.

Screenshot 3 21 Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, Kida është në realizim të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kreshën.

I fundit mbetet “Forever Together” në bashkëpunim me Mozzikun që njëherësh ka marrë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/