LAJMI I FUNDIT:

Kida dhe Mozzik publikojnë fotografitë e njëri-tjetrit

Kida dhe Mozzik publikojnë fotografitë e njëri-tjetrit
Kida dhe Mozzik (Foto: Instagram/kida/mozzik)

Rep-artishti Mozzik dhe këngëtarja Kida së shpejti do të sjellin një bashkëpunim në tregun muzikor.

Kjo është bërë e ditur përmes një interviste në të cilën është shfaqur Mozzik, duke zbuluar kështu emrin e artistes në fjalë.

Ndonëse nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme, tani duket se lansimi i projektit të përbashkët është afër.


https://www.instagram.com/p/CBQZXmWlWKA/

Në rrjetin social Instagram, dyshja kanë publikuar fotografitë e njëri-tjetrit. Fotografia e Kidës gjendet në profilin e Mozzik dhe anasjelltas.

Një gjest i këtij lloji ka ngjallë reagime të shumta nga fansat, duke pretenduar se edhe mund të kenë filluar ndonjë lidhje dashurie.

https://www.instagram.com/p/CBQZb1UhyQA/

Por, edhe në ‘Instastory’ të këngëtares shihet se ajo është përgatitur për të filluar xhirimet e klipit të radhës. /Telegrafi/