LAJMI I FUNDIT:

Kia sjellë një SUV të ri, me pamje shumë të mirë (Foto)

Kia sjellë një SUV të ri, me pamje shumë të mirë (Foto)

Imazhi fundit i enterierit, tregon pamjen e mirë që do të ketë kjo makinë

Së shpejti, Kia do ta sjëllë një SUV tërësisht të ri, që fillimisht del në shitje në Kore të Jugut, në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi. Ende nuk i dihet emri që do të ketë, mirëpo besohet të jetë i ngjashëm me SP Signature që është shfaqur në fillim të vitit në Seul.


Skicat që janë shpërndarë më herët, tregojnë pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa së fundi mund t’i shohim edhe detajet tjera. Kompania koreane, ka shpërndarë edhe dukjen luksoze të enterierit që do ta ketë kjo makinë sportive dhe familjare.

Në shikim të parë ngjanë me brendësitë e makinave nga Audi, ndërsa Kia dëshiron të tregojë se në të është punuar me material të shtrenjta, ndërsa posedon teknologji të avancuar. Të gjitha përfundimet janë bërë me kujdes, ndërsa pritet që kur të lansohet ky SUV, t’i ketë metalike pjesët e ventilatorëve, si dhe disa detaje tjera.

Meqenëse shënjestër janë të rinjtë, Kia ka investuar shumë në teknologji, duke e vendosur në qendër një ekran me 10.25 inç, të ndjeshëm në prekje. Brenda makinës është instaluar edhe Kia’s Sound Mood Lightning, që kontrollon dritat dhe zërimin, varësisht nga dëshira. /Telegrafi/