LAJMI I FUNDIT:

Kia sjell modelet e reja Niro dhe Optima Sportswagon (Foto)

Kia sjell modelet e reja Niro dhe Optima Sportswagon (Foto)

Kompania Kia ka zgjeruar linjën e saj të modeleve hibride, të cilat përfshijnë Optima Sportswagon dhe Niro.

Në kompani thonë se modeli Niro është shumë ekonomik dhe posedon 139 kuaj fuqi.

Sipas Kia, Niro është vetura më efikase e kësaj kompanie për këtë vit dhe mund të vozitet 50 kilometra me një mbushje të baterisë.

Shpejtësia maksimale e veturës është 172 km në orë, derisa nga 0-100 km në orë i arrin për 11.5 sekonda.

Modeli i ri i Kia posedon tri mënyra të vozitjes: Eco, Normal dhe Manual Sports. Vozitësit po ashtu mund të zgjedhin ndërmjet mënyrës elektrike të vozitjes EV dhe asaj hibride HEV.

Niro ka çmim prej 27.995 funtash. Ai po ashtu posedon mbështetje për Apple CarPlay dhe Android Auto.

Ndërsa, Optima Sportswagon posedon 202 kuaj fuqi dhe nga zero deri në 100 kilometra në orë i arrin për 9.4 sekonda. Shpejtësia maksimale e veturës është 191 km në orë.