LAJMI I FUNDIT:

Kia Seltos vjen me dukje shumë të mirë, nuk tregohet brendia e makinës (Foto)

Kia Seltos vjen me dukje shumë të mirë, nuk tregohet brendia e makinës (Foto)

Makina e SUV nga Kia ka arritur, me dukje shumë të mirë

Pas disa imazheve të rrjedhura dhe shfaqjes së pjesëve të ndryshme, Kia më në fund e ka prezantuar modelin Seltos, në një aktivitet në Delhi të Indisë, transmeton Telegrafi.


Ky model i krijuar kryesisht për rininë, kombinon stilin atraktiv, me dizajnin sportiv dhe hapësirën e bollshme të një makinë tradicionale SUV.

Ashtu siç e kemi parë në imazhet e mëparshme, Seltos vjen me dukje shumë të mirë dhe linja të sofistikuara, duke i mundësuar të dallojë nga konkurrenca. Me dritat LED dhe grillin e njohur si hundë tigri, vërehet menjëherë që është Kia, ndërsa mund të lëvizë mbi rrotat me 17, 18 apo 19 inç.

Derisa pritej me padurim, Kia nuk e ka treguar brendinë e makinës, ku thuhet se është një ekran me 10.25 inç, si dhe audio sistem nga Bose. Kjo makinë mund të porositet me 175 kuaj fuqi, apo me sistemin tjetër që prodhon 134 kuaj fuqi.

Në termat e nivelit të sigurisë, Seltos është pajisur me nëntë airbag, si dhe një sistem teknologjik sigurie, ku përfshihen disa paralajmërime rreth mënyrës së vozitjes dhe asistim për shoferin.

India është zgjedhur edhe për prodhimin e Kia Seltos, që do të lansohet në pjesën e dytë të këtij vitit, në të gjitha tregjet botërore. /Telegrafi/