LAJMI I FUNDIT:

Kia fillon betejën kundër përhapjes së coronavirusit

Kia fillon betejën kundër përhapjes së coronavirusit

Fillon të prodhojë maska për fytyrë, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e virusit

Kur filloi përhapja e coronavirusit, të gjitha shtetet e kishin të pamundur ta përballonin situatën dhe kërkonin ndihmën e punonjësve shëndetësorë, që të punonin me kapacitete të shtuara, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që të përmbushej kërkesa, shumë prodhues nisën që ta përshtatin linjën e prodhimit dhe të prodhonin pajisje mbrojtëse, në mesin e tyre, Lamborghini filloi prodhimin e maskave mbrojtëse, derisa Ford ventilatorë për të ndihmuar pacientët që kishin probleme me frymëmarrje.

Si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme edhe Kia ka filluar betejën kundër përhapjes së coronavirusit, duke prodhuar maska fytyre që janë për shumë përdorime.

Fabrikat ku prodhohen Kia Telluride dhe Kia Sorento, janë përshtatur që aty të prodhohen 200 mijë maska brenda dy javë, në mënyrë që të furnizohen ata që janë më së shumti në nevojë.

Maskat do të shpërndahen në rrethinat e Georgia të Shteteve të Bashkuara, ku edhe ndodhen fabrikat, ndërsa më pa do të shpërndahen edhe në zona tjera.

Ky projekt do të kushtojë rreth një milion euro, ndërsa do të përfitojnë organizatat jo fitimprurëse me të cilat Kia ka bashkëpunim. /Telegrafi/