LAJMI I FUNDIT:

Kia EV9 SUV 2023 elektrik kapet nga kamerat pa kamuflazh të ‘rëndë’

Kia EV9 SUV 2023 elektrik kapet nga kamerat pa kamuflazh të ‘rëndë’

Kia EV9 2023 është kapur nga kamerat teksa ishte duke i bërë testimet rrugore.

EV9 elektrik u pa në rrugët ikonë të pistës së garave në Nurburgring të Gjermanisë, ku pjesa më e madhe e kamuflazhit të “rëndë” tani është kthyer në një mbështjellës të thjeshtë dhe disa copa ngjitëse në mënyrë që t’i ngatërrojnë fotografët, raporton Drive.


Një “kafaz” rrotullues dhe ulëset garuese Recaro mund të shihen në prototipin testues, edhe pse kjo pothuajse është bërë vetëm sigurinë e inxhinierëve të Kia, dhe nuk do të arrijnë që të jenë në produktin final, transmeton Telegrafi.

SUV me tre rende të ulëseve – fillimisht i prezantuar si një veturë koncept në nëntor të vitit 2021, pritet që t’u ofrojë nivel më të lartë komforti dhe hapësire kur të dal në treg gjatë vitit tjetër, pasi që ofrohet si një alternativë e Toyota Landcruiser ose e Hyundai Palisade.

Pavarësisht blloqeve të shkumës të vendosura nën mbështjellësin e kamuflazhit në mënyrë që mos t’i shfaqin të tëra linjat, Kia duket se ka mbajtur formën e EV9 ashtu siç ishte në konceptin e prezantuar, duke ruajtur gjithashtu edhe fenerët e përparmë LED, grilën e përparme dhe dritat vertikale të pasme.

Kia EV9 do të ketë limit të ngasjes në 500 kilometra me një mbushje, teksa shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh do ta arrij në rreth 5 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Auto
Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Auto
Alfa Romeo

Alfa Romeo "ringjall" një model që u hoq nga prodhimi

Auto
Kalo në kategori