“Ki me i dhënë llogari Naimit”, Mihrije Braha tregon se si reagoi ndaj një mesazhi të një burri të martuar

Mihrije Braha vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
E ftuar në “Ky emër”, këngëtarja e njohur ka ndarë momente nga jeta dhe karriera profesionale.
Ajo tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.

“Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu”, ka qenë reagimi i artistes.
E njëjta theksoi se më pas i kishte shkruar edhe gruaja e personit në fjalë, pasi ka parë bisedën.

“Burri jem nuk përdor asi fjalori. E ka lanë Facebook-un çelë, e pashë që e kishe shkru ti”, u shpreh ajo.
Mihrija ndër tjerash u shpreh se dyshon që personi që i kishte shkruar ishte i dehur dhe zgjodhi ta mbyllte aty situatën, pa e çuar më tej. /Telegrafi/












































