Khloe Kardashian i është bashkuar figurave të njohur të cilët kanë ngushëlluar vdekjen e aktores Naya Rivera.

Para disa orësh është konstatuar se është gjetur trupi i Riveras, e cila kishte humbur për ditë të tëra në liqenin Piru të Californisë, shkruan Daily Mail.


Përmes rrjetit social Twitter, 33-vjeçarja është shprehur e pikëlluar ndërsa ka ngushëlluar familjarët e aktores.

30732626 0 image a 9 1594693111016

“Shkatërruese dhe një humbje tragjike. Më vjen keq për shoqërinë dhe familjen e Nayas.

“Unë do të vazhdoj të lutem për të qenë më të fortë gjatë kësaj kohe të tmerrshme. 2020 ka qenë shumë i rëndë”, është shprehur ajo.

30732550 0 image a 12 1594693372073

Ndërkaq, Rivera është zhdukur gjatë ditës së mërkurë në liqenin Piru, ku kishte shkuar me djalin e saj për të lundruar me anije.

Autoritetet e qarkut Ventura kishin gjetur fillimisht vetëm gjësende të saj, e më pas edhe trupin e pajetë. /Telegrafi/

30732602 0 image a 11 1594693368646