LAJMI I FUNDIT:

Khabib thotë se mbështetja për McGregorin është ‘e keqe’ për MMA pas humbjes së tij në UFC 264

Khabib thotë se mbështetja për McGregorin është ‘e keqe’ për MMA pas humbjes së tij në UFC 264

Khabib Nurmagomedov ka ringjallur grindjen e tij me Conor McGregor duke këmbëngulur se sporti i MMA “do të shkojë në një mënyrë të keqe” nëse njerëzit vazhdojnë ta mbështesin irlandezin.

Shpresat e McGregor për të marrë hak ndaj humbjes së tij në UFC 257 ndaj Dustin Poirier u shkatërruan në luftën e tyre të trilogjisë në UFC 264 të shtunën e kaluar.

Superylli irlandez i UFC0-së pësoi një thyerje të tmerrshme të kyçit të këmbës në raundin e parë, me Poirier që mori një fitore me vendim të mjekëve dhe gjyqtarit në luftën e zhvilluar në Las Vegas.


Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier
Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

Sidoqoftë, McGregor nuk bëri asgjë për ta mposhtur amerikanin ndërsa pas humbjes ofendoi kundërshtarin dhe gruan e tij, Jolie Poirier.

Khabib, i cili mundi McGregor në luftën e tyre më 2018 në UFC 229, tani ka goditur irlandezin për veprimet e tij të diskutueshme brenda dhe jashtë oktogonit.

32-vjeçari nga Dagestani shpërtheu ndaj McGregor dhe është i hutuar nga komentet e tifozëve në mbështetje të irlandezit.

“Nuk ka mbaruar”, McGregor tmerrohet nga humbja e meçit teksa shanë Poirierin
Lexo po ashtu “Nuk ka mbaruar”, McGregor tmerrohet nga humbja e meçit teksa shanë Poirierin

“Paratë dhe fama tregojnë se kush je”, ka thënë fillimisht Khabib për ESPN.

“Gjatë gjithë kohës ne dëgjojmë se paratë dhe fama ndryshojnë njerëzit, por jo. Kur vijnë paratë dhe fama, këto dy gjëra tregojnë kush je”.

“Dhe çfarë ka bërë McGregor? Asgjë. Ju mund të shikoni gjithçka që ai bëri dhe të kuptoni, është ashtu si Dustin tha: “Ky djalë është një thes me m**”.

Khabib Nurmagomedov i përgjigjet me thumba McGregorit pas humbjes ndaj Poirier
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov i përgjigjet me thumba McGregorit pas humbjes ndaj Poirier

“Unë pashë shumë komente që përpiqeshin ta mbështesnin atë. Si do ta mbështesni këtë djalë? Kur fëmijët, brezi i ri e shikojnë atë, shikojnë këtë sport? Nëse doni të promovoni luftën tuaj, promovoni”.

“Nëse komuniteti MMA do të mbështesë këta njerëz të këqij, ky sport do të shkojë në një mënyrë të keqe”, përfundoi Nurmagomedov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori