LAJMI I FUNDIT:

KGjK: Sulmi fizik ndaj gjyqtarit Rifat Bllata është sulm ndaj drejtësisë

KGjK: Sulmi fizik ndaj gjyqtarit Rifat Bllata është sulm ndaj drejtësisë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, Rifat Bllata.

Në reagimin për media thuhet se Këshilli, është i shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit mbikëqyrës, z.Bllata, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.


“Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këto sulme, nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fondamental të pavarësisë së sistemit gjyqësor, por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. Andaj, sulme të tilla ndaj sistemit gjyqësor dhe KGjK-së paraqesin shqetësim serioz”, thuhet në reagim.

Këshilli qëndron fuqishëm pranë gjyqtarëve, i mbështet në punën e tyre të pavarur dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor dhe fton organet kompetente që të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura rreth këtij rasti dhe njëherësh zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori