LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Nuk ka indikacione për incidente të mundshme në veri, ne nuk dimë për ndonjë plan

KFOR: Nuk ka indikacione për incidente të mundshme në veri, ne nuk dimë për ndonjë plan

KFOR nuk është i njohur me ndonjë plan për të cilin është spekuluar në disa media serbe lidhur me synimin e dyshuar se Prishtina do të sulmojë veriun e Kosovës dhe të marrë “Trepçën”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vicenco Grazo, në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.


Siç shkruan tutje ky medium, përcjell Telegrafi, Grazo gjithashtu ka thënë se situata në Kosovë është nën kontroll dhe se nuk ka indikacione për incidente të mundshme.

Ndërkohë, rreth një lajmi të tillë të mediave serbe ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Burim Ramadani, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, në një deklaratë për Telegrafin ka mohuar lajmin e publikuar në mediat serbe se institucionet e Kosovës po planifikojnë të marrin nën kontroll Trepçën në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas tij, lufta speciale dezinformuese e Serbisë dhe Rusisë është shumë agresive dhe se askush nuk duhet të besojë dhe të bie në grackë të kësaj lufte speciale.

Sipas Ramadanit, duhet të jetë e qartë se gjithçka ka ndryshuar dhe se Kosova është shtet funksional dhe demokratik e KFOR-i është në Kosovë për afër 20 vjet.

‘’Këto lajme të rrejshme janë propagandë agresive të cilës duhet t’i përgjigjet BE-ja dhe NATO-ja me saktësinë më të madhe. Si është e mundur që një shtet si Serbia të avancojë drejt BE-së duke kërcënuar shtetet fqinje, në këtë rast Kosovën?Si është e mundur që aparati shtetëror i Serbisë vazhdon me presione jonjerëzore ndaj serbëve të Kosovës dhe kjo nuk dënohet ashpër nga BE-ja?” ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Ndryshe sot gazeta në Serbi “blic.rs” ka raportuar se institucionet e Kosovës planifikojnë të marrin nën kontroll Trepçën në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas shkrimit, thuhet se shqiptarët do të marrin nën kontroll pjesën më të madhe të Trepçës në pjesën veriore, duke përdorur forcën.

Gazeta duke cituar burimet diplomatike në Prishtinë thotë se KFOR-i është i njoftuar për këto lëvizje të shqiptarëve dhe nuk e përjashton mundësinë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin një veprim të tillë.

Sipas burimit të kësaj gazete, thuhet se Ligji për Trepçën dhe statuti i votuar në Kuvendin e Kosovës, janë arsyeja që institucionet e Kosovës do të veprojnë me forcë.

Ndryshe, gjiganti “Trepça” është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në bazë të ligjeve të Kosovës si Shoqëri Aksionare ku 80 për qind e aksioneve të saj është Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind janë minatorët e Trepçës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori