LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Në videon e publikuar nga “Syri.net”, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve.


Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka thënë se për raportimet e mediave në fjalë, KFOR-i ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet.

Emisioni Piranja - Skandali në KFOR, si ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë?
Lexo po ashtu Emisioni Piranja - Skandali në KFOR, si ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë?

“NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, për Telegrafin.

Më tej thuhet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori