LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i jep detaje për ndihmën e ofruar në shuarjen e zjarreve

KFOR-i jep detaje për ndihmën e ofruar në shuarjen e zjarreve

Misioni i forcës paqeruajtëse ndërkombëtare, KFOR, i drejtuar nga NATO vazhdon të ofrojë mbështetje në trajtimin e zjarreve në pyjet anembanë Kosovës.

Sipas KFOR-it, mbështetja ajrore e tyre ndaj ekipeve tokësore ka qenë e domosdoshme duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës.


“Deri më sot, KFOR ka pranuar dy kërkesa për mbështetje ajrore nga Qendra e Gjendjes IiK, për të siguruar pika uji mbi zjarret e egra në Parkun Kombëtar Rugova dhe Oshlak (Prizren), të cilat kishin kërcënuar fshatin Skorobishte. Puna intensive e kryer nga pilotët e helikopterëve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në Oshlak (Prizren) dhe ka ndihmuar zjarrfikësit të kontrollojnë zjarrin në Parkun Kombëtar Rugova. Deri më tani, mbështetja ajrore e KFOR-it ka rezultuar në rënie të afro 35,000 gallonave ujë”, njofton KFOR-i, përcjell Telegrafi.

Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka ende vatra zjarri
Lexo po ashtu Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka ende vatra zjarri

“Bashkëpunimi i popullatës vendase mund të jetë vendimtar në raportimin e shpejtë të numrit të shpëtimit të Brigadës 193 lokale të Zjarrfikësve, ose emergjencës së Policisë së Kosovës me numrin 192. Duke dhënë informacionin më të saktë të mundshëm kontribuon me vendosmëri për kufizimin e dëmit në mjedis, duke lejuar ata që do të duhet të operojnë në zjarr për të ndërhyrë me shpejtësi, para se zjarri të rritet në fuqi dhe kapacitet shkatërrues”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëdhënësi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj, ka thënë sot për Telegrafin, se situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse disa vatra janë ende të pashuara plotësisht.

Koçinaj deklaroi se raporti i datës 7 gusht bën të ditur se situata është e menaxhueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori