Për festat e Vitit të ri dhe Krishtlindjeve, KFC Maqedoni bëri gati 50 shujta për familje me status të rrezikuar shoqëror, për të ndihmuar në sjelljen e lumturisë dhe buzëqeshjes tek familja e tyre.

Projekti është realizuar së bashku në bashkëpunim me shoqatën për zhvillim human të shoqërisë "Proekt-Sreqa" ku KFC i është bashkëngjitur iniciativës "Ushqim për çdo familje për festa" dhe ka dhuruar shujta për 150 fëmijë dhe prindër të cilët me të vërtetë kanë nevojë.


logo proekt sreka

Nga KFC thonë se çdokush meriton tryezë të mbushur me ushqim të shijshëm, dashuri dhe ngrohtësi. Ky projekt është vetëm një rikujtim se secili nga ne duhet të bëhet human dhe t'i shtrojë dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, dhe në këtë formë së bashku do të bëjmë ndryshime të mëdha, duke krijuar shoqëri të lumtur.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta që i është bashkangjitur KFC Maqedoni në vitet e kaluara me vizion që të vazhdohet lumturia, dhe bashkërisht të çohet lumturi aty ku është shumë e kërkuar.

KFC Logo  1