LAJMI I FUNDIT:

Këtu mund të gjeni akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane

Këtu mund të gjeni akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe Manchester United ka ndikuar që oferta hotelierike të shtrenjtohet në shifra marramendëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë shkak, tifozët e ekipeve janë ankuar se kjo gjë është e padrejtë. Nga ana tjetër askush nuk i është qasur këtij shqetësimi në mënyrë institucionale. Rritja e çmimeve do të ndikojë që Shkupi të ketë nam të keq në këtë drejtim.

Mirëpo, të motivuar nga ky skandal i ofertave hotelierike në Shkup, është shfaqur një nismë e cila ofron akomodim falas për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e Super Kupës në stadiumin Telekom Arena në Shkup.


Për këtë qëllim, është hapur një faqe interneti që ofron shpallje për akomodim falas në Shkup dhe rrethinë. Qytetarë të ndryshëm regjistrojnë shpallje dhe ofrojnë dhoma falas për akomodim. Të gjithë të interesuarit nga jashtë, mund që të kërkojnë akomodim në këtë faqe interneti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori