LAJMI I FUNDIT:

Këto ushqime përkeqësojnë ekzemën: Artikujt të cilët duhet eliminuar nga ushqimi!

Këto ushqime përkeqësojnë ekzemën: Artikujt të cilët duhet eliminuar nga ushqimi!

Lëkura më së shpejti dhe më së shpeshti reagon ndaj ushqimit

Ekzema në lëkurë është dukuri jashtëzakonisht e pakëndshme e cila vështirë shërohet, ndërkaq hapi i parë të cilin duhet ndërmarrë është të eliminoni të gjithë faktorët të cilët mund ta përkeqësojnë ekzemën, transmeton Telegrafi.


Është një gjendje e cila shkakton irritime, të çara dhe kruajtje në lekurë. Ajo mund të prekë fëmijët dhe të rriturit.

Shkaktari kryesor i gjendjes së lëkurës është i panjohur, por mund të shkaktohet nga sapunët, detergjentet, stresi dhe moti.

Lëkura më së shpejti dhe më së shpeshti reagon ndaj ushqimit, andaj këshillohet që personat të cilët vuajnë nga ekzema këta artikuj t’i reduktojnë në minimum apo t’i eliminojnë tërësisht nga ushqimi i përditshëm:

▪ Aditivët (eliminoni shtesat dhe ushqimin e përpunuar i cili mund të përkeqësojë ekzemën).

▪ Jotoleranca ndaj ushqimit (shmangni ushqimin i cili përfshin gluten, produkte të qumështit, guacat apo kikirikët).

▪ Transyndyrat (shkaktojnë çekuilibrin e yndyrave dhe procese inflamatore në trup. Sheqeri (rrit inflamacionet dhe zvogëlon funksionin imunologjik).

▪ Ushqimi i njelmët (mund të rrisë inflamacionin).

▪ Alergjenët më të shpeshtë nga ushqimi (agrumet, soja, kanellë, vanilja, domatet dhe produkte të qumështit). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori